“Bisha” e ringut fiton bindshëm në Zvicër, shqiptarja ia dedikon fitoren Skënderbeut

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.05.2023, 18:07

Ermira Rexhmati që konsiderohet si “bisha” e ringut në Muay Thai e ka treguar veten edhe në ndeshjen e fundit.

Shqiptarja ka fituar bindshëm në ndeshjen që u zhvillua dje më datë 6 maj në Zvicër. Këtë fitore ndaj italianes Sara Gallo, shqiptarja ia ka dedikuar Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut.

Rexhmati kujdeset që në çdo paraqitje të saj të ngrejë lart flamurin shqiptar dhe emrin e Heroit Kombëtar.

Këtë e bëri edhe në fitoren e fundit që ia kushtoi Skënderbeut si nder dhe lavdi në ditën e tij të lindjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit