Kamionçina me gurë i përfundoi në oborrin e shtëpisë, viktima Izmir Dumani

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.05.2023, 17:02

Gjatë ditës së sotme, në fshatin Shtushaj në Bulqizë, u regjistrua një ngjarje tragjike që la pas një viktimë. Shtetasi A.T., 39 vjeç, duke ngarkuar automjetin e tij tip kamionçinë me gurë, nuk ka siguruar mirë automjetin dhe si pasojë automjeti ka rrëshqitur duke rënë në banesën e 55-vjeçarit Izmir Dumani.

Ky i fundit në momentin e ngjarjes ndodhej në oborrin e banesës dhe për pasojë ka humbur jetën, pasi kamionçina e ka goditur vdekje. Shoferi i kamionit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Bulqizë për veprime të mëtejshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit