“Wizz Air” e linjës Tiranë-Athinë torturon shqiptarët, shtyn orarin pa mbajtur përgjegjësi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.05.2023, 15:49

Denoncimet e qytetarëve shqiptarë ndaj "Wizz Air" janë të shumta dhe të vazhdueshme. Rastet ku qytetarët që udhëtojnë me këtë linjë, ku ankohen për vonesat e orareve, dhe shërbimet që ofron, që lënë për të dëshiruar.

Një qytetar ka dërguar në redaksinë e JOQ Albania një video ku shihet se si një punonjëse e "Wizz Air" e linjës Tiranë-Athinë debaton me zë të lartë me udhëtarët të cilët me të drejtë kërkojnë arsyen se përse kompania shtyu fluturimin për në orën 10:30.

Sipas mesazhit denoncues, kompania "Wizz Air" jo vetëm që ka shtyrë fluturimin e parashikuar në orën 3, por edhe nuk ka mbajtur përgjegjësi për këtë jokorrektësi duke i lënë udhëtarët të presin me orë të tëra pa u dhënë shpjegim.

Denoncuesi shkruan se pasi udhëtarët ngrinin zërin për të drejtat e tyre, Policia ka mbajtur një punonjës të Ora News, ndërsa i kërkonte të fshinte videot dhe fotot që ka bërë gjatë incidentit në avion.

Qytetari:

Ju lutem kemi qan dje ne airoportin e athines per te rrugetuar per ne tiran qe nga ora 3 qe kishna nisjen dhe na kane shty ne oren 10 :30 te darkes .jemi munduar te gjithe pasgjerte per te na dhan arsyje ose per te mbajtur dikushe pergjesi por ase njeri nuk na kane mbrojtur.mundesit kemi filmu edhe na kane marr me polici ne airoport ne tiran. Ju lutem nese keni mundesi banje lajme. Une qe po jau dergoi sapo kam pas dal nga spitali dhe sapo kam pas kry nje operim. Dhe me kane len 8 ore pa ase nje komunikime. Ju faliminderit Ne ajer kemi cane dhe po na fajsoshin pse ne ngrime zanin per te drejtat tona Nje punoines i ORA news u mbait nga policia dhe po ju kerkonte qe te fshinte vidiot gjat rrugtimit dhe gjat pritjes ne athin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit