Rrahje masive në Prizren, plagoset një person dhe 9 të tjerë ndalohen

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.05.2023, 11:49

Në orët e para të ditës së sotme, konkretisht rreth orës 01:16, ka ndodhur një rrahje mes dy grupeve në Prizren, të përfshirë kanë qenë 15 persona. Në rrahje janë përdorë mjete të mprehta, boksa metali dhe armë zjarri. Nga kjo e fundit lëndime trupore ka pësuar një person.

Rasti është cilësuar si “vrasje në tentativë”, ndërsa 9 persona janë ndaluar me vendim të prokurorit të shtetit, për 48 orë.

Këto informata e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 07.05.2023 rreth orës 01:16, në rrugën Ekrem Rexha ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve, 15 persona janë përfshirë në rrahje. Në rrahje janë përdorur mjetet e mprehta boksa metali dhe arma e zjarrit. Disa persona kanë marr lëndime, njëri nga ata ka marr lëndime nga arma e zjarrit. Një armë zjarri dhe mjetet tjera të përdorura në rast janë sekuestruar. Rasti është cilësuar si Vrasje në tentativë. 9 të dyshuar janë ndaluar në ndalim policor për 48 orë”, tha Bytyqi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit