Punonjësit i vënë drynin kishave të Voskopojës, turistja: Shikoni fshatin turistik, me të cilin mburret Rama

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 07.05.2023, 11:29

Voskopoja është një nga pikat më të njohura turistike të Shqipërisë dhe si e tillë është një vend shumë i vizituar gjatë gjithë vitit. Përveç bukurisë natyrore dhe klimës së freskët, Voskopoja njihet edhe për historinë e saj.

Tani është fshat, por shekuj më parë Voskopoja ishte një nga qytetet më të mëdha e më të zhvilluara. Gjurmë të kësaj historie janë edhe kishat e shumta, që nëse shkon në Voskopojë, nuk mund të kalosh pa të rënë në sy.

Megjithatë, e gjithë kjo është “shih me sy e plas me zemër”, pasi nuk mund t’i vizitosh këto kisha. Arsyeja është se ato qëndrojnë të mbyllura dhe organizimi nga ana institucioneve vendore lë për të dëshiruar. Punonjësit, që duhet të presin vizitorët, nuk ndodhen fare në kisha dhe i kanë vënë drynin.

Kjo është situata, që pasqyron një qytetare, e cila ka qenë sot në Voskopojë dhe nuk ka gjetur asnjeri, me kishat, që mund të shihen vetëm nga jashtë rrethimit. Si ndihet një turist i huaj, që ka bërë mijëra kilometra për të vizutuar këtë vend dhe gjen kishat të mbyllura? Me siguri i zhgënjyer.

SHIKO VIDEON E FILMUAR NGA TURISTJA

“Përshëndetje ‘JOQ Albania’! Jam një turiste që kam vizituar sot Voskopojën. Ju lutem shikoni kishat. Janë të gjitha mbyllur. Sot në Voskopojë ka disa turistë, ku një pjesë janë të huaj dhe duan të vizitojnë kishat.

Janë dy punonjëse, që paguhen në Voskopojë, e marrin rrogën kot, gjoja për guidë turistike dhe në asnjë ditë të vetme këto kisha nuk janë të hapura. Këto video janë filmuar sot, që të gjithë të shohin fshatin turistik, me të cilin mburret Rama”, shkruan qytetarja.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit