“ML na përplasi, grabiti e u largua: Ne jemi në spital me këmbë e duar të thyera, shoferi i lirë”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.05.2023, 00:58

Një aksident rrugor ka ndodhur pak ditë më parë pranë fshatit Sheqishte në Fier.

Sipas policisë një automjet tip "Benz" me drejtues shtetasin E. Sh., 26 vjeç, ka përplasur automjetin tip "Volkswagen", i cili ka qënë i parkuar anës rrugës. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit tip "Benz" dhe pasagjeri, shtetasi D. L., 30 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Por ky version i policisë dhe portaleve qeveritare duket se nuk është i vërtetë pasi të dëmtuarit nga ky aksident kanë dhënë një tjetër version.

Danjel Liçaj i cili ka mbetur i plagosur nga ky aksident thotë se bashkë me shokun e tij Elis Sheqin kanë qenë në trotuar duke pirë cigare kur një automjet tip “Benz ML” i ka përplasur. Por përveç plagosjes së rëndë, Liçaj thotë se shoferi i “Benz-it” iu ka grabitur atyre automjetin tip “Porsche Cayenne” dhe është larguar.

Nga ky aksident dy të rinjtë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë. Liçaj thotë se nga ky aksident ka çarë kokën, ka thyer këmbën e krahun ndërsa shoku i tij ka dy këmbët e thyera.

Por pavarësisht këtyre, të rinjtë thonë se shoferi që i ka aksidentuar bashkë me babain e tij kanë paguar para te mjekët e Spitalit të Fierit për të mos deklaruar gjendjen e vërtetë të tyre shëndetësore.

Në lidhje me këtë rast, Liçaj ka njoftuar Prokurorinë dhe kërkon zbardhjen e kësaj çështje sa më parë, pasi shoferi i “Benzit ML” nuk është arrestuar e as nuk është në kërkim.

Sipas tij kjo është e vërteta e vetme në këtë aksident dhe ka të gjitha provat për ta faktuar.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje dua te bej nje denoncim, per nje aksident ku une jam i demtuari por portalet na kane bere pasagjer e shofer mua dhe shokun tim. Skandal i madh!

Une bashke me Elis Sheqin 26 vjec ishim ne automjetin tip “Porsche Cayenne” edhe kishim ndaluar ne rruge. Ishim ne tortuar edhe na godet makina “Benz ML” na shtyp mua edhe shokun tim qe po pinim cigare ne tortuar. Makina na godet edhe autori qe nget makinen “Benz ML” merr “Porsche” edhe na grabit e na le ne vend pa ndnjenja.

Djali qe ka “Benz ML” paguan leke edhe doktorat me nxjerrin me gervishtje mua kur un kam care koken, kam thyer kemben e krahun. I kam me prova.

Shokut tim i thyen dy kembet qe ishte shofer tek “Porsche” dhe kjo eshte e verteta. Ne jemi ne Tirane te ushtaraku.

Djali qe na goditi bashke me te atin jane te lire. Kam dokument qe spitali i fierit me nxjerr pa demtime me gervishje kur un kam carje koke nga mjeku ligjor me fakte, po ka paguar leke ai qe na perplasi. E kjo eshte e verteta!

Mjeket ne Fier me nxjerrin pa thyerje pa carje koke kur un i kam. Ju lutem bejeni problem si rast, per faktin se ne skemi qene ne “Benzin ML” ne kishim “Porsche”.

I kam cuar letrat ne prokurori, une jam i demtuar sakat, me nje kembe me nje dore. Ai shoku im qe ka “Porsche” ka thyer te dyja kembet. Autori seshte ne kerkim e kane bere aksidentin sikur kemi qene ne. Po sishim ne, ne na shtypi “ML” edhe na grabiti makinen me sendet brenda ne makin. Policia e gjeti makinen telefonin, leket qe kishim na i grabiti ai qe na perplasi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit