Charles III zyrtarisht Mbret i Anglisë, kurorëzohet me kurorën prej ari të ngurtë 22 karatësh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.05.2023, 15:05

Gjatë ditës së sotme, në Angli, u mbajt ceremonia madhështore dhe fetare në Westminster Abbey e kurorëzimit të monarkut Charles III. Kurorëzimi u ndoq nga shumë personalitete që merrnin pjesë nga e gjithë bota dhe mijëra njerëz që ishin mbledhur në Londër.

Kryepeshkopi i Canterbury Justin Welby vendosi kurorën e Shën Eduardit mbi kokën e Charles III, pjesa më e rëndësishme e shërbimit të kurorëzimit. Kjo është hera e vetme që Charles do të mbajë kurorën e Shën Eduardit, e cila është e rezervuar për kurorëzimin e një monarku të ri.

Mediat britanike shkruajnë se ky është kurorëzimi i parë i Britanisë në 70 vjet, teksa kurora 360-vjeçare është mbi 30 cm e gjatë, me peshë rreth 2.23 kg dhe e bërë prej ari të ngurtë 22 karatësh. Pas kurorëzimit u qëllua me armë në shenjë përshëndetjeje në 13 vende në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë Edinburgun, Cardiff dhe Belfast, dhe anijet e Marinës Mbretërore.

Carles fillimisht u prezantua me objektet e kurorëzimit, duke përfshirë mantelin mbretëro dhe objekte simbolike dhe të paçmuara si Shpata e Ofertës, ose Shpata e Jeweled. Në fazën e fundit para kurorëzimit, Charlesit i dhanë Byzylykët e Sinqeritetit dhe Urtësisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit