Zhvatja me gjobat e makinave arrin tjetër nivel, qytetarit i dalin 200 mijë lekë penalizime “fantazmë”

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.05.2023, 12:35

Policia Rrugore dhe sistemi digjital i gjobave zbulojnë mënyrën më të mirë për të zhvatur qytetarët dhe për të mos i lënë as të ankohen. Pasi ka trokitur në të gjitha zyrat e mundshme të policisë, një qytetar ka parë zgjidhjen e vetme vetëm “JOQ Albania”, për të kërkuar të drejtën e tij.

Ai shprehet se kanë dalë nga hiçi disa gjoba të para më shumë se një viti, të cilat janë marrë nga pronari i mëparshëm i makinës, i cili në fakt me shumë mundësi i ka paguar. Dyshohet kështu, sepse makina para se të ndërrojë pronar, kalon në sistemin digjital të “RBS” (regjistri i barrës siguruese).

Qytetarin në fjalë në fakt e ka zënë halli, sepse tashmë nga hiçi duhet të paguajë rreth 200 mijë lekë të vjetra gjoba, me të cilat ai nuk ka asnjë lidhje. Përgjigja e sinqertë në polici ka qenë se tashmë dhe duhet t’i paguajë ai gjobat. Përgjigje autentike e vartësve të Met Rrumllakut.

DENONCIMI I QYTETARIT – “Po na mbysin në gjoba pa e ditur fare. Po na dalin gjoba të marra para një viti në emër të ish-pronarit të makinës. Kur makina është blerë, i është bërë ‘RBS’ dhe ka dalë në rregull. Shkojmë për të kontrolluar për gjoba dhe thotë se janë 21 mijë lekë të reja. Bëj ankesë në polici dhe atje më thonë: ‘Nuk ke ç’bën, do i paguash ti’. Flas me ish-pronarin e makinës dhe më thotë se makina nuk ka pasur gjoba. Ku ta gjejmë të drejtën?”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit