Kandidati “gjeni” i opozitës për Himarën, Fredi Beleri: Shqiptarët kanë zbritur nga mali Alba i Kaukazit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 06.05.2023, 11:39

Kandidatët për bashkitë e Shqipërisë thuhet se kanë kaluar në sitë, por ditë pas ditë na dalin bëma të tyre, që tregojnë injorancë, por edhe dashakeqësi ndaj një populli të tërë. Opozita e drejtuar nga Sali Berisha vendosi që në Himarë të konkurrojë me një kandidaturë shumë kontroverse, plot dritë-hije.

Kandidat i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Himarë është Alfred Beleri, i cili tenton për herë të tretë të marrë bashkinë e vendit të tij të lindjes, pas dy dështimeve të mëparshme.

Së fundmi ai ka lëshuar një deklaratë, e cila mund të vijë nga një mendje, që kërkon me patjetër të krijojë bindjen se shqiptarët nuk janë autoktonë në tokën e tyre. Në një intervistë për mediat, Fredi Beleri mes të tjerash është shprehur: “Ka edhe shqiptarë, që me shumë gjasa kanë zbritur nga mali Alba i Kaukazit”.

Kjo hipotezë “gjeniale” është e bazuar në imagjinatën e një njeriu, i cili është gjykuar tri herë si pjesë e bandës së masakrës së Peshkëpisë në vitin 1994, ku u vranë dy ushtarë dhe u plagosën 7 të tjerë nga një bandë e ardhur nga Greqia. Dyshohet se i përfshirë ishte është kandidati i opozitës në zgjedhjet e datës 14 të këtij muaji. Suksese!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit