Në Pukë, pas orës 12 të natës, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.
Krismat e armës janë dëgjuar rreth orës 12:40 pas mesnate disa metra larg Hotel Turizmit në Pukë.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dy gëzhoja pistolete, ndërsa nuk janë identifikuar ende autorët.
Të shtënat me armë kanë ardhur nga një makinë në lëvizje, teksa paraprakisht dyshohet se ngjarja ka sfond politik.