Edhe pse më 8 Tetor 2019, kanë hyrë në fuqi ndryshimet në Kodin Civil për mbajtjen e qenve agresiv pa maska në ambiente publike, ky ligj duket se nuk respektohet nga askush as në vitin 2023.
Një qytetare ka treguar për JOQ ALBANIA se mbrëmjen e sotme është kafshuar nga një qen në Tiranë.
Ajo thotë se në rrugën “Ali Visha”, qeni i një qytetari e ka kafshuar ndërkohë që ka qenë pa maskë.
Qytetarja thotë se për shkak të mos respektimit të ligjeve nga pronarët e qenve, këto janë pasojat që të tjerët duhet të vuajnë.
Në bazë të ligjit, nëse një qen pa maskë mbrojtëse dëmton fizikisht një person, pronari dënohet me gjobë ose burgim deri në gjashtë muaj.
Pyetja që lind përpara shkeljeve të tilla është kur do nisë zbatimi i këtij ligji si nga qytetarët ashtu edhe nga organet ligjzbatuese.
Denoncimi i qytetares:
Pershendetje! Na grinë qënte e familjareve.... As maskë,as ligje. Bobobo ku jetojme?! Rruga Ali Visha. Beheni publike te lutem. Qe ta shikojne keta qe duan qente. Faleminderit!