Në Vlorë qytetarët nuk shkojnë dot në varreza, frikësohen nga gjarpërinjtë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.05.2023, 22:18

Qytetarët shqiptarë çdo ditë përballen me probleme nga më të ndryshmet.

Në shumë zona të vendit, nga Veriu deri në Jug mungon infrastruktura, energjia elektrike, uji dhe shumë e shumë shërbime të tjera që qytetarët i paguajnë me taksat e tyre.

Edhe për varrezat, shqiptarët paguajnë taksa por shërbimi që marrin nga pushteti lokal lë shumë për të dëshiruar.

Në Vlorë qytetarët janë të shqetësuar për gjendjen e varrezave. Ata thonë se nuk mund të shkojnë në varreza e të marrin pjesë në morte nga frika e gjarpërinjve.

Edhe në pamjet e mëposhtme që kanë mbërritur në JOQ ALBANIA mund të shihni se si bari i rritur është kthyer në një strehë për gjarpërinjtë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje esht nje shqetesim ne qytetin e vlores ne varrezat nuk vete dot te besh nje mort sepse te han gjarperinjt

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit