Harriet Bridgeman është një prej personave të arrestuar në lidhje me vrasjen e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj.
Anglezja që dyshohet se ka qenë pjesë e grupit të vëzhguesve të Nikulajt është lënë e lirë nga gjykata angleze pasi babai i saj pagoi 2000 paund si garanci.
Kur u arrestua, 27-vjeçarja deklaroi se vrasjen e Nikulajt e kishte marrë vesh në rrjetin social “Facebook” pas kërcënimeve që kishte marrë.
E kam mësuar vrasjen pasi në llogarinë time në Facebook më erdhën shumë kërcënime. Nuk hezitova aspak të lidhesha me Ministrinë e Punëve të Jashtme Angleze dhe me Ambasadën Angleze në Tiranë. E bëra këtë se doja të jepja shpjegimet e mija.
27-vjeçarja që është e divorcuar dhe e papunë kujdeset për fëmijën e saj 8-vjeç.
Ajo ka mbërritur në Shqipëri më datê 3 prill bashkë me shtetasin tjetër anglez Thomas Mithan. Pas kësaj këta dy kanë shkuar në Shëngjin me një makinë tip “Golf”.
Por Mithan qëndroi vetëm 36 orë në Shqipëri, pasi u largua duke hequr dorë nga bashkëpunimi me pjesën tjetër të grupit.
Pas kësaj Harriet ka nisur bashkëpunimin me Steven Hunt dhe të dy janë shfaqur në hotelin e Nikulajt, duke bërë filmime teksa ai qëndronte atje.