I riu tenton t’i japë fund jetës së tij, konsumon mbidozë të qetësuesve nga gjendja e vështirë ekonomike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.05.2023, 14:57

Vetëvrasja është fenomen shqetësues në rritje në shoqërinë tonë.

Faktorë rreziku që shtyjnë drejt këtij veprimi shpeshherë mund të jenë gjendja e rënduar psikologjike dhe emocionale, depresioni, ankthi, bipolarizmi, abuzimi me alkool dhe substanca narkotike e gjendja e vështirë ekonomike.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur edhe dje në Prizren, ku një person dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së tij, duke konsumuar mbidozë ilaçesh.

Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e tij shëndetësore është stabilizuar, por i njëjti është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e stafit mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendngjarje dhe kanë kontaktuar me gjyshen e viktimës, pasi ky i fundit nuk ka qenë në gjendje që të deklarohet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit