Vendosi targa të veturës tjetër në “Opel-in” e tij, arrestohet shkupjani

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.05.2023, 16:10

Nga MPB bëjnë të ditur se gjatë ditës së djeshme, respektivisht rreth orës 18:10 në Demir Kapi është arrestuar shkupjani 21-vjeçar me iniciale M.K. nga Shkupi. I jnëjti kishte vendosur në vetuën e tij të tipit “Opel Astra”, targa të një veture tjetër.

“Më herët, në ora 17:45, në rrugën rajonale Negotinë – Demir Kapi, M.K. nuk është ndalur në shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë, por më vonë është kapur menjëherë. Automjeti është konfiskuar, ndërsa personi është ndaluar në stacion të policisë. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës”, shtojnë nga MPB.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit