Goditi me shuplakë dy volejbolliste, i hiqet licenca tranjerit Romeo Xega

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.05.2023, 15:36

Tranjerit korçar Romeo Xega i është hequr licensa e tranjerit, pasi u filmua duke goditur dy volejbolliste të moshës 18 vjeç.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Volejbollit ka dhënë dënimin ekstrem për trajnerin e Korça Volley.

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Volejbollit i ka hequr licencën dhe e ka përjashtuar përgjithmonë për të ushtruar, drejtuar dhe trajnuar çdo lloj ekipi pjesë e aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare të FSHV-së.

Ky vendim do hyjë në fuqi menjëherë.

Ndër të tjera, tranjeri ka kërkuar edhe ndjesë për veprimin që ka bërë.

"Te dashur miq ,tranjere dhe dashamires te volejbollit .Duke mare shkas nga portalet e shumta te cilet kane permendur emri tim dhe te ekipit qe une drejtoj,dhe duke krijuar kaq probleme e ndjej detyrim moral si prind ,tranjer edukator ,mesuese .Tju kerkoj falje per shqetesimin qe u krijua per te gjithe ne ,mua lojtareve opinjonit publik. Dhe qe ne takimi final diten e diele nuk do ta drejtoj po do jem ne postin e spektatorit ekipi qe une drejtoj do ta luaj takimin pa tranjer ne shenje falje pendese." -shkruan ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit