Është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Itali, një 33-vjeçar me origjinë shqiptare, i cili kishte thyer masën e sigurisë "arrest shtëpie" të vendosur nga Autoriteti Gjyqësor pas një dënimi për krime kundër trashëgimisë. Shqiptari nga shtëpia, kishte shkuar në një hotel në kryeqytet, aty ku dhe u arrestua, shkruan faqja zyrtare e policisë italiane.
Pas arrestimit, shqiptari u dërgua në burgun “Mammagialla” në Viterbo për të vuajtur dënimin. Menaxheri i hotelit ku Shqiptari qëndronte, njoftoi policinë dhe i lejoi të kryenin menjëherë shërbime të shënjestruar në zonë, gjë që çoi në gjurmimin dhe arrestimin e shqiptarit.