32-vjeçari nga Vlora konsumon fotoksinë, vdes rrugës për në spital

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 04.05.2023, 18:10

Një 32-vjeçar nga Vlora ka ndërruar jetë sot, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë. 32-vjeçari F.L ka shkuar për ndihmën e parë në spitalin e Vlorës dhe më pas është dërguar drejt Tiranës për mjekim të specializuar.

Fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë gjatë rrugës.

Njoftimi i policisë:

Sot, në spitalin e Vlorës ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetasi F. L., 32 vjeç, pasi dyshohet se ka konsumuar fotoksinë, i cili si pasojë, gjatë transportimit për mjekim të specializuar në spitalin e Tiranës, ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit