Kosta Kecmanovic, vrau ditën e djeshme në Serbi, në shkollën fillore "Vladislav Ribnikar", 8 nxënës të klasës dhe rojën e shkollës. Para se të kryente sulmin makabër, 14-vjeçari kishte krijuar skica të klasave si dhe kishte një listë të personave që synonte të vriste. I mituri në fillim vrau rojën, pastaj shokët, ndërsa njoftoi vetë policinë kur përfundoi sulmin.
Kecmanoviç përdori pistoletën e babait të tij, e cila ishte me leje dhe e mbante armën në një kasafortë, por me sa duket djali e dinte kodin. Pas ngjarjes policia arrestoi prindërit e të miturit, teksa babai thuhet se ia ka mësuar armën të birit në një poligon qitjeje.
Kosta ishte student ekselent dhe fitues i olimpiadës së matematikës, ndërsa më herët ishte renditur në vendin e tretë në olimpiadën e historisë dhe për këtë mllef që pati me mësuesen e historisë që e shtyu drejt aktit monstruoz.
Pas ngjarjes, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç sugjeroi që mosha e përgjegjësisë penale të ulet në 12 vjeç pas sulmit të së mërkurës dhe propozoi gjithashtu një sërë reformash të tjera, përfshirë kontroll i licencave të armëve të zjarrit dhe shtrëngim i rregullave se kush mund të lejohet në ushtrime qitjeje.
Ndërkohë Vuçiç tha se 14-vjeçari, i cili sipas ligjit serb nuk mund të mbajë përgjegjësi penale, do të dërgohet në një klinikë psikiatrike.
“Serbia është e bashkuara në këtë dhimbje, që është më e madhe se çdo dhimbje tjetër që mbajmë mend. Është përgjegjësia jonë të gjejmë shkaqet, në mënyrë që diçka e ngjashme të mos ndodhë kurrë më”, tha presidenti.
Sipas dëshmive 14-vjeçari njihej në shkollë si një “djalë të qetë” dhe që kishte nota të mira.