Çmimet e naftës në Kosovë si para 5 viteve, kërkohet edhe ulja e çmimeve tjera!

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.05.2023, 18:29

Çmimet e naftës në Kosovë, kanë rënë në nivelin e para pesë viteve. Kështu thotë Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Ai u shpreh se tashmë ky sektor është drejt normalizimit, duke shtuar se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që Dizelli të jetë 1 € deri në 1.15 cent. Po ashtu edhe Benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Tashmë Dizelli është 1.23 cent kurse Benzina 1.31″, tha ai.

Siç thotë Berjani, pas lirimit të naftës tani duhet të lirohen edhe çmimet nëpër markete.

“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit që të jetë më e lirë. Çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tanë por ata janë duke u sherby me çmime më të lira në regjion perveç Maqedonisë Veriore e cila e ka Dizelin më te ulët se ne për 0.10 cent, arsyeja sepse ka akcizën më të ulët për 0.20 cent. Ndërsa Benzina atje është më e lartë”, u shpreh Berjani.

Berjani tregoi edhe çmimet momentale të derivateve në regjion:

Kosovë

Dizeli 1.23 €/ lit

Benzina 1.30 €/lit

Shqipëri

Dizeli 1.59 €/lit

Benzina 1.60 €/

Serbi

Dizeli 1.57 €/Lit

Benzina 1.59 €/lit

Mali i Zi

Dizeli 1.41 €/lit

Benzina 1.58 €/lit

Bosnje

Dizeli 1.27 €/lit

Benzina 1.27 €/lit

Maqedonia Veriore

Dizeli 1.15 €/lit

Benzina 1.31 €/lit

Sllovenia

Dizeli 1.56 cent

Benzina 1.55 cent

Kroacia

Dizeli 1.57 cent

Benzina 1.58 cent

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit