E rëndë në Londër/ Përplaset nga makina, humb jetën tragjikisht 8-vjeçari shqiptar

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 04.05.2023, 10:27

Një djalosh 8-vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka mbetur i vdekur pas një aksidentit ndodhur në në zonën e Green Lanes në Enfield, në veri të Londrës. Mediat angleze bëjnë me dije se i vogli ishte duke kaluar rrugën në momentin që një makinë e përplasi dhe i shkaktoi dëmtime të rënda.

Ngjarja mësohet të ketë ndodhur të premten e kaluar rreth orës 18:40, teksa vetëm së fundmi është mësuar se viktima është me prindër shqiptarë, me origjinë nga Elbasani, siç konfirmojnë burime për “JOQ Albania”. 8-vjeçari pas ndihmës së parë u dërgua në spital.

Megjithatë, as ndërhyrjet e specializuara të mjekëve nuk arritën ta mbajnë në jetë. Pas kësaj, mediat angleze tregojnë përmes dëshmitarëve rrethanat e ngjarjes dhe pikëllimin e babait të 8-vjeçarit. Një prej dëshmitarëve ka rrëfyer momentin e rëndë.

Menaxheri i një lokali pranë vendit të ngjarjes është shprehur se në momentin e aksidentit, babait të të voglit i ra të fikët dhe mjekët po përpiqeshin ta zgjonin, teksa ai dergjej në rrugë.

Ai shtoi se arriti të mësonte se 8-vjeçari ishte fëmija i vetëm i familjes nga Elbasani, teksa të gjithë dëshmitarët okularë ishin të traumatizuar dhe me lot në sy në momentin pas ngjarjes.

Policia e Londrës ka nisur tashmë një hetim dhe ka lëshuar një apel për të siguruar pamjet e kamerave për të shquar aksidentin tragjik dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e shoferit. Ky i fundit mësohet se është ndalur në vendngjarje, por policia deri më tani nuk ka vendosur ta arrestojë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit