“Në Ambasadën shqiptare në Paris nuk ka karrige”/ Qytetarët ulen shkallëve, ankohen edhe për shërbimin

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.05.2023, 22:19

Shqiptarët emigrojnë drejt vendeve evropiane dhe jo vetëm për kushte më të mira jetese. Edhe pse vendi ku vendosen ua ofron këto kushte, është sërish "Shqipëria" ajo që shkatërron gjithçka.

Një qytetar që jeton në Francë ka denoncuar në redaksinë tonë shërbimin dhe gjendjen në Ambasadën shqiptare në Paris.

Ai thotë se kjo Ambasadë nuk ka as karrige për qytetarët që i drejtohen për të kryer shërbimet që atyre iu nevojiten. Për të faktuar këtë denoncim, ai sjell edhe një video nga shkallët e Ambasadës, ku disa burra e gra shihen të ulur e shtrirë në shkallë, me gjasa në pritje prej shumë orësh.

Më tej shqiptari në Francë tregon se në Ambasadën e Shqipërisë nuk respektohen oraren dhe shërbimi lë shumë për të dëshiruar.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ ne ambasaden e Shqiperise ne paris (France) i lejne njerezit jashte ska nje karrige ku te ulen, nuk zbatohen oraret edhe sherbimi shume i keq. Anonim ju lutem. Vec kte ku dallohet flamuri jashte. Te dera nuk ka asnji gje ku shkruhet se ndodhet ambasada pervec flamurit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit