Duke ditur se jemi në prag zgjedhjesh, një qytetar ka përfituar nga rasti për t'i bërë thirrje Bashkisë Durrës për të rregulluar lagjen nr.1 pranë Vilës së Zogut.
Qytetari ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen skandaloze të kësaj zone që është vend historik dhe kulturor. Ai ka treguar se kjo zonë është shkatërruar plotësisht dhe njerëzve e fëmijëve iu rrezikohet jeta.
Në videon e mëposhtme mund të shihni se si hekurat anësorë janë shkulur dhe rruga bëhet më e vështirë për të kaluar, si për të rriturit ashtu edhe fëmijët.
Qytetari që ka denoncuar këtë problematikë, kërkon që Bashkia ta rregullojë sa më parë meqë tani janë edhe zgjedhjet.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje JOQ, shikoni se si e kane shkaterruar vendin shteteror ne Durres, vendin turistik dhe kulturor. Por problemi eshte qe ketu kalojne femije dhe mund te jene ne rrezik per jeten. I bej thirrje shtetit se jane edhe zgjedhjet qe te rregullojne lagjen 1 te Viles te Zogut. Faleminderit nese e postoni!