OKB paralajmëron botën për “El Ninjon”, pritet të sjellë temperatura më të larta

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.05.2023, 17:35

Kombet e Bashkuara kanë paralajmëruar fenomenin e motit El Ninjo që pritet të zhvillohet në muajt e ardhshëm, duke sjellë temperatura më të larta globale dhe ndoshta rekorde të reja të nxehtësisë.

Organizata Botërore Meteorologjike e OKB-së thotë se ka një shans 60 për qind që El Ninjo të zhvillohet deri në fund të korrikut dhe një shans 80 për qind deri në fund të shtatorit. Wilfran Moufouma Okia, kreu i divizionit rajonal të shërbimeve të parashikimit të klimës tha:

Kjo do të ndryshojë motin dhe modelet klimatike në mbarë botën.

El Ninjo, i cili është një model klimatik i natyrshëm i lidhur zakonisht me rritjen e nxehtësisë në mbarë botën, si dhe thatësirën në disa pjesë të botës dhe shirat e dendur, ka ndodhur për herë të fundit në 2018-19. Meqenëse efekti El Ninjo në temperaturat globale zakonisht shfaqet vitin pas shfaqjes së tij, ndikimi ka të ngjarë të jetë më i dukshëm në vitin 2024. Zyrtarët thonë se në dy vitet e ardhshme do të kemi një rritje serioze të temperaturave globale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit