Lionel Messi është pezulluar nga klubi i Paris Saint Germain për dy javë pasi vendosi të udhëtojë pa lejen e drejtuesve në Arabinë Saudite pas humbjes ndaj Lorient në kampionat.
Por duket se drejtuesit nuk janë mjaftuar me kaq, sepse mësohet se për mosparaqitjen në stërvitje Messi është gjobitur me pagën e dy javëve.
Kështu, vlera e gjobës shkon në shifrën e frikshme të rreth 1.5 milionë eurove, një shifër mjaft e madhe, e ndikuar nga paga e madhe prej 40.5 milionë eurove bruto në vit të Messit.
Rroga e argjentinasit është e treta më e lartë në klub, pas atyre të Neymar dhe Mbappe, të cilët paguhen më shumë se argjentinasi.
Nga ana tjetër, kjo prishje e marrëdhënies mes Messit dhe PSG-së paralajmëron një ndarje të sigurt në qershor, kur kampionit të botës i skadon kontrata me francezët.