Shqipëria po shpopullohet dita-ditës dhe të rinjtë janë ata që më së shumti po vendosin të largohen nga atdheu i tyre dhe të shkojnë të punojnë në BE dhe vende të tjera më të zhvilluara. Prej vitesh bizneset po vuajnë fuqinë e ulët punëtore dhe kërkojnë të gjejnë zgjidhje alternative.
Të huajt, kryesisht nga Azia, janë përzgjedhur për të punuar në vendin tonë, teksa shtetas nga India, Bangladeshi apo Pakistani kanë ardhur në Shqipëri dhe për të zëvendësuar të rinjtë tanë, që tashmë janë duke punuar nëpër Europë , ku i vlerësojnë më shumë se në atdhe.
Gjithsesi, edhe kjo metodë nuk rezultoi e duhura, pasi as këta shtetas nuk donin të qëndronin në Shqipëri dhe sapo bënin lidhjet me trafikantët për tu larguar drejt perëndimit, arratiseshin nga vendi dhe linin vendin e punës bosh.
Qeveria vendosi që për të shmangur këtë precedent, duke i sjellë në Shqipëri punëtorët bashkë me familjen e tyre, në mënyrë që të mos largohen lehtë. Por duket se nuk është mjaftuar me kaq. Avokati Altin Goxhaj denoncon manovrën e re të qeverisë në përpjekjet e saj dëshpëruese për të shmangur arratisjen e punëtorëve.
Ai tregon se nëse një çift pakistanez, indian apo bangladeshas lind një fëmijë në vendin tonë, e gjithë familja merr pasaportë shqiptare në harkun e vetëm një viti. Siç edhe avokati shprehet, kjo lëvizje e qeverisë është shumë joshëse për një bangladeshas, sepse pasaporta shqiptare do t’i jepte mundësi të lëvizte i lirë në shumë vende.
Mesa duket, përveçse për të siguruar fuqi punëtore në vendin tonë, qeveria ka vendosur edhe të zëvendësojë fëmijët shqiptarë që lindin nëpër Europë nga prindër shqiptarë të larguar nga atdheu, me bangladeshas e indianë. Në këtë mënyrë u mbyllet goja edhe skeptikëve që mendojnë se Shqipëria po shpopullohet.
POSTIMI I GOXHAJT
QEVERIU I #SAMOPRAVO (#VETËMPËRPARA) E GJETI ZGJIDHJEN PËR 1 MILIONË PAKISTANEZË, BANGLADESHAS DHE INDIANË QË DO NA ZËVENDËSOJNË
Nga "konspiracionisti" Avokati Altin Goxhaj. Besoj e morët vesh! Ju a kam thënë që Qeveria ka gjetur zgjidhje që të mos na ikin bangladeshasit, indianët apo pakistanezët: do t’i sjellin me gjithë farë e fis!
Por tani u zgjidh edhe dilema se pse duhet të vijnë: Qeveriu vendosi që nëse pakistanezët apo bangladeshasit lindin kalamaj në Shqipëri, i gjithë fisi, baba, nona, gjyshi, gjyshja, vjehri, vjehrra, merr automatikisht shtetësinë shqiptare, madje edhe pa ditur shqip.
Mendo kur të dali ky lajm në Pakistan, Indi dhe Bangladesh se si do turren drejt Shqipërisë me kuç e me maç sdms ata që i kanë gratë shtatzëna apo fertile. Madje vajzat e fshatrave më të varfëra të Pakistanit, Indisë dhe Bangladeshit do mbajnë radhë për tu martuar me aplikantët për punë në Shqipëri!
Dhe sipas OKB Pakistani, Bagladedeshi dhe India kanë normat më të larta në Azi të pjellshmërisë dhe rritjes së popullsisë! Dhe me kushtet e "mbrojtjes sociale" të Shqipërisë çdo 1 vit një grua e tyrja do lindë një fëmijë apo binjakë me një normë rritjeje që për çdo grua do kemi 1 "shqiptar" pakistanez apo bangladeshas apo indianë më shumë!
Ju do thoni pse? Po ka 2 arsye:
1.Sepse nuk krahasohet Shqipëria me fshatrat e humbura dhe të mjeruara periferike të Pakistanit, Bangladeshit apo Indisë ku ndodhet çereku i popullsisë së Planetit dhe 1/3 e popullsisë që jeton në kushtet e varfërisë ekstreme në Planet (sdms në Bangladesh).
2.Sepse me pasaportat shqiptare mund të lëvizësh bashkarisht me gjithë fisin, me kuç e me maç në të gjithë zonën Schengen madje të aplikosh edhe për greencard amerikon! Madje do përfitojnë edhe mbrojtje nga Komisioneri kundër Diskriminimit si minoritet.. deri sa të bëhen mazhoritet!!!
Gjithsesi ju mos u merrni me teoritë konspirative të Avokatit Altin Goxhaj dhe shokëve të tij! #VETËMPËRPARA #SAMOPRAVO #RAMAMILLOSHEVIÇ #SPASTRIMETNIK #SHPOPULLIM #VASOÇUBRILOVIÇ
Ndërkohë ne "konspiracionistët" duhet të organizohemi urgjentisht për të ndaluar këtë genocid ndaj Kombit Shqiptar dhe në rastin konkret duhet patjetër të ngremë shqeëtsimin e cënimit të rëndë të sigurisë kombëtare!
P.S. Po presim që faktçakejtë patronazhista të Faktoje të Soros të na raportojnë për të na mbyllur profilin
– ose sepse do thonë lajm i rremë sepse Qeveriu "se ka vulosur ende vendimin dhe është ende draft",
– ose sepse ne po tregohemi "racista" që nuk po gëzohemi se pse do shtohet numri i shqiptarëve nga Azia!!!
Ja kështu na e mbyllën faqen tonë më të madhe me 35 mijë veta në 2021 kur protestuam kundër planit sorosian të Qeverisë për ardhjen e 71 mijë afganëve (por që nuk erdhën sepse u mbyllën aeroportet e Kabulit nga talebanët që u morsha të keqen për ndihmën pa dashje që i dhanë Shqipërisë). Na akuzuan për racizëm mgjths ne thamë që i duam shumë të gjithë popujt por secili popull ka vendin e vet dhe ne jemi në krizë zhdukje dhe çdo ardhje masive e mbyll ciklin e shpopullimit!!!