Policia përplaset me hajnat në Malishevë, gjuhen me armë në distancë prej 15 metrash

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.05.2023, 09:48

Policia e Kosovës ka raportuar se kanë pranuar informata për një vjedhje në Mirushë të Malishevës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe gjatë kërkimit të përsonave, kanë takuar tre prej tyre, dhe pas urdhërit nga policia që të ndalojnë, njëri prej tyre në afërsi prej 15 metrash ka shtënë me armë në drejtim të policisë.

Zyrtarët policorë janë kundërpërgjigjur duke shtënë me armë në drejtim të tyre.

Të dyshuarit kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes, dhe nuk raportohet për të lënduar.

Për rastin është njoftuar prokurori dhe vazhdon të jetë nën hetime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit