Raporti: Vetmia po aq vdekjeprurëse sa pirja e gjysmë pakete duhan në ditë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.05.2023, 07:26

Vetmia shkakton probleme në trup më shumë sesa pirja e gjysme pakete duhan në ditë. Ky paralajmërim është bërë nga Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë për Shëndetin Publik, në një raport të publikuar së fundmi. Kryesisht në Shtetet e Bashkuara paraqet rreziqe shëndetësore dhe tejet vdekjeprurëse.

Raporti synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth vetmisë, por nuk zhbllokon fonde federale ose programe posaçërisht për të luftuar këtë problem. vetmia e banorve të SHBA u përkeqësua më shumë gjatë pandemisë së koronavisusit, duke bërë që shkollat dhe vendet e punës të mbyllin dyert, duke detyruar miliona amerikanë të izolohen në shtëpi larg të afërmve ose miqve.

“Rreth gjysma e të rriturve në SHBA thonë se kanë përjetuar vetminë. Tani e dimë se vetmia është një ndjesi që haset shpesh dhe që e përjetojnë shumë njerëz. Është si uria apo etja. Është një ndjesi që trupi na e përcjell kur mungon diçka që na nevojitet për mbijetesë. Njerëzit u larguan nga grupet e tyre të miqve gjatë pandemisë së koronavirusit dhe reduktuan kohën e kaluar me ata miq. Amerikanët shpenzonin rreth 20 minuta në ditë me miqtë në vitin 2020, nga 60 minuta në ditë gati dy dekada më parë. Më të prekurit janë të rinjtë e moshës 15 deri në 24 vjeç. Kjo grupmoshë raportoi një rënie prej 70% në kohën e kaluar me miqtë, gjatë së njëjtës periudhë,” tha Dr. Vivek Murthy për agjencinë e lajmeve Associated Press.

Vetmia rrit rrezikun e vdekjes së parakohëshme me gati 30% dhe raporti zbulon se ata që kishin më pak marrëdhënie shoqërore kishin gjithashtu një rrezik më të madh për goditje në tru dhe sëmundje të zemrës. Izolimi gjithashtu rrit gjasat që një njeri të përjetojë depression apo ankth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit