Durrës/ 7-vjeçari rrëzohet në pusetë, prindi: Është 15 metra e thellë, e kanë lënë hapur

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.05.2023, 23:00

Një prind ka denoncuar në redaksinë e JOQ ALBANIA pusetat e hapura të Durrësit, që janë kthyer në rrezik për fëmijët.

Sipas tij, në lagjen 14 të këtij qyteti, pusetave mbi 15 metra të thella iu hapen kapakët dhe më pas nuk mbyllen ashtu siç kanë qenë. Ai thotë se para dy ditësh, djali i tij 7-vjeç është rrëzuar në njërën prej këtyre pusetave pasi kishte shkuar të kapte topin me të cilin po luante.

Djali i vogël ka pësuar gërvishtje dhe të nxira në trup, ndërsa prindi shton se ai ka qenë duke u mbytur.

Ai dhe banorë të tjerë të zonës kërkojnë mbylljen e menjëhershme të këtyre pusetave pasi janë një rrezik i madh për fëmijët, që luajnë aty pranë.

Shpresojmë që bashkia Durrës të 'hapë sytë' para një problematike të tillë, para se të përballemi me incidente edhe më të rënda.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje joq, kemi nje ankese ne si lagje Nishtulla, lagjia 14 te ish-magazinat e agro esportit. Vijne e hapin puseta, i lejne hapur edhe ikin. Para 2 ditesh me ka ra djali 7-vjec dhe mezi e kemi nxjerre. Djali ka shku per te kap topin dhe ka ra brenda. JU LUTEM BENI DICKA!

Puseta eshte mbi 15 metra e thelle. Kam foto te femijes qe eshte vrare ka qene femija duke u mbyt. Kam vetem nje foto po sduket shume, se eshte ne gjume djali tani, i kam bo foto dje, nuk duket shum ne foto po eshte shume e nxire. Flm nese e postoni!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit