Fushata aktuale për zgjedhjet lokale të 14 majit, ka ofruar në jo pak raste elementë qesharakë.
Por njëri prej tyre duket se i ka “zhvendosur nga froni” të gjitha premtimet e çuditshme deri më sot.
Bëhet fjalë për një premtim të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Adil Xhelili.
Ky i fundit, gjatë një postimi në rrjetet e tij sociale ditën e sotme, ka premtuar se do të ofrojë falas shërbimin funeral, si pjesë e shërbimeve komunale të bashkisë.
Ndoshta kandidati në fjalë ka dashur të sigurojë qytetarët e bashkisë së tij që të vdesin të qetë pasi ka kush i shpie në botën e përtejme.