Kavaja ishte bashkia e radhës për kryerjen e sondazhit nga JOQ ALBANIA në lidhje me kandidatët për zgjedhjet e 14 Majit.
Në këtë bashki, Partia Socialiste përfaqësohet nga Redjan Krali i cili është aktualisht kryetar bashkie. Nga ana tjetër koalicioni "Bashkë Fitojmë" ka zgjedhur si kandidat Fisnik Qosjan.
Të pyetur nga JOQ ALBANIA se cili prej këtyre dy kandidatëve e meriton postin e kryebashkikakut, qytetarët kanë zgjedhur Fisnik Qosjan.
Në sondazhin ku morën pjesë rreth 170 mijë votues, Fisnik Qosja mori 69% të votave, ndërsa kundërshtari socialist Redjan Krali vetëm 31% të votave.