50 MILION Lekë nga taksat tona + 1.5 MILION € biletat/ Si i ndan Veliaj pazaret me Noizyn

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 02.05.2023, 18:33

Të dhëna nga trasaksionet e Thesarit të Shtetit për Bashkinë Tiranë zbuluan se reperi Rigels Rajku ka përfituar një pagesë prej 50 Milionë Lekësh nga kryebashkiaku i Tiranës, i cili e ka paguar me taksat e qytetarëve të kryeqytetit për të performuar në sheshin Skënderbej për koncertin e tij pak muaj më parë.

Konkretisht në listpagësën e bashkisë rezulton se, kompania e quajtur ‘Iliriyan Bloodline’ në pronësi 60% të Rigels Rajkut (Noizy) dhe 40% të motrës sl tij Anisa Rajkut, ka marrë një pagesë prej 50 milionë lekësh nga Erion Veliaj më datë 19 tetor 2022. Këtë shumë ai e ka përfituar në kuadër të projektit art-kultur të bashkisë për koncertin ‘Alpha ShoW’ që Rajku zhvilloi në Tiranë.

50 milionë lekë i janë dhënë nga Veliaj, por duhet të kujtojmë se ky aktivitet ka qenë privat dhe njerëzit kanë paguar biletat me çmime stratosferike, ku një përqindje të fitimit e merr bashkia.

Mediat e Rilindjes raportuan se për koncertin u shitën 18.000 bileta ku çmimi varionte 25€ për vendet më të lira, për të vazhduar më pas me të tjera shifra si 45€ për zonën A dhe B Silver, 85€ për zonën A dhe B Gold 180€ për zonat A dhe B Platinium.

Me një përllogaritje të thjeshtë minimalja e fitimit nga biletat ka qenë 450,000€ e mesatarja mbi 1.5 MLN€ të ndara sipas marrëveshjes mes Veliajt dhe Noizyt.

Sot Rajku del publikisht duke bërë fushatë për Veliajn i paguar me taksat e popullit.Duke i uruar fitoren Erion Veliajt në zgjedhjet e 14 majit përmes një videomesazhi, Noizy shprehet se dikur i vinte turp të sillte miqtë e tij në kryeqytet, ndërsa sot Veliaj e ka kthyer Tiranën në një qytet europian.

Kjo e fundit natyrisht qëndron për pagesat europiane që kryebashkiaku i bën reperit me paratë publike të shtetit shqiptar dhe pazaret që ndan me të për t’i bërë promo publikisht.

Pavarësisht këtyre fakteve, kjo është vetëm maja e ajsbergut, një pjesë shumë e vogël e parave që kryebashkiaku paguan estradën shqiptare me paratë e talsapaguesve, për promo fushate.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit