Vdekja e dy foshnjave në QKUK, policia jep detaje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.05.2023, 16:43

Një grua i akuzuar mjekët e repartit të Gjinekologjisë se për shkak të neglizhencës së tyre i ka humbur dy foshnjat e saj. Ajo ka qenë shtatzënë në javën e 21’të.

Lidhur me këtë rast në dijeni është edhe Policia e Kosovës. Zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se rasti është raportuar të dielën si “Trajtim i pa ndërgjegjshëm mjekësor”.

“Me datën 30 prill në stacionin jugu në Prishtinë,është iniciuar një rast Trajtim i pa ndërgjegjshëm mjekësor. Rasti po hetohet në koordinim me prokurorinë”, tha Ahmeti.

Versionin e kësaj gruaje e ka mohuar drejtori i Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj.

“Informacioni është gabim, kush e ka dhënë unë nuk po e di por nuk janë vdekje të fëmijëve por janë aborte. Janë aborte që kanë ardh me fëmijë të vdekur nga shtëpia. Abortet ndodhin për çdo ditë”.

Ndërsa nga prokuoria i kanë thënë se i kanë nisur hetimet për këtë rast.

“Lidhur me këtë çështje ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar urdhëresë për t’iu bërë autopsia trupave të pajetë (dy foshnjave), derisa është iniciuar rast “Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, sipas KPRK-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit