I riu përfundoi në koma pas arrestimit për vjedhjen e atleteve dhe tapetit, familja: Policia e ka keqtrajtuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.05.2023, 09:10

Jani Rustema, është 27-vjeçari i cili u arrestua për vjedhjen e një palë atleteve, teksa pas kësaj përfundoi në koma. I riu nga Tirana, ndodhet në QSUT në gjendje të rëndë për jetën pasi u arrestua nga policia më 12 Prill 2023. 5 ditë pas arrestimit, më 16 Prill i riu u dërgua me urgjencë në QSUT.

Në një intervistë për mediat, nëna e Jani Rustemaj tregon se policia nuk i ka dhënë asnjë informacion për gjendjen shëndetësore të të birit. Ajo thekson se djali nuk vuan nga asnjë sëmundje dhe nuk e lënë as që të hyjë në spital t’i qëndrojë afër, teksa shprehet se dyshon se Policia e ka keqtrajtuar.

Nëna e Jani Rustemaj

Unë jam Pranvera. Kam problemin e djalit, Është kapur më 12 prill. Pasi u kap më mori në telefon. Ai u kap se kishte grabit një tapet dhe një palë atlete. Pas 3-4 ditëve më mori djali në telefon dhe më tha nuk më regjistrojnë edhe pse kam pasaportë. Nuk e kam takuar pas arrestimit se nuk kam pas lekë. Më pas mora vesh se djali është sëmurë. Kam shkuar te burgu i policisë se më thanë se djali është sëmurë. Jani nuk kishte asnjë problem. I kam dërguar dy paketa dhe ishte mirë djali. Djalin e km pas shumë mirë. Ka racist këtu tek ne. Dua të drejtën e djalit tim që nuk ka asnjë sëmundje dhe sot është në koma. Dyshoj tek sjellja e policisë me djalin tim

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit