Po kthehej me motor elektrik nga puna, humb jetën 25-vjeçarja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.05.2023, 08:25

Ka humbur jetën në mënyrë tragjike një 25-vjeçare e identifikuar si Rita Scisciott. Kjo e fundit vdiq si pasojë e një aksidenti në Napoli, teksa ishte duke u kthyer nga puna si kamariere që bënte në lokal.

Vajza ka qenë duke drejtuar një motor elektrik, kur është përplasur papritur duke humbur kontrollin e mjetit.Lagështira në rrugë, lodhja, janë disa nga shkaqet që mund të kenë bërë që e reja të humb kontrollin emjetit dhe të aksidentohej duke humbur jetën.

Në vendngjarje nuk ka pasur shenja të ndonjë frenimi të papritur, çka tregon se në momentin e përplasjes nuk ka pasur mjet tjetër, i cili të jetë bërë burim aksidenti. Helmeta që mbante në kokë nuk arriti t’i shpëtonte jetën dhe ajo vdiq menjëherë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit