Rakip Suli indiferent, shtylla e energjisë elektrike iu rrezikon jetën qytetarëve në Babrru

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.05.2023, 20:29

Krybashkiaku i Kamzës, Rakip Suli po kërkon një tjetër mandat nga qytetarët në zgjedhjet e 14 Majit.

Suli i cili e reklamon veten në rrjetet sociale duke mbjellë pemë e shtruar asfalte elektorale duket se nuk i intereson aspak për sigurinë e qytetarëve që po iu kërkon votën.

Në Babrru, jeta e qytetarëve është në rrezik pasi një shtyllë e energjisë elektrike është thyer në mes dhe asnjë masë nuk është marrë për zëvendësimin e tyre. E vetmja "përpjekje" që bashkia Kamëz ka bërë për këtë shtyllë, është ngjitja me një shtyllë tjetër.

Në çdo moment qytetarëve iu rrezikohet jeta nga kjo shtyllë e cila vlen të thuhet se është pranë shkollës 9-vjeçare dhe gjimnazit të Babrrusë.

Shpresojmë që zëvendësimi i saj të bëhet para se ndonjë incident i rëndë të ndodhë.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje JOQ, ja me cfare mbahet shtylla me energji elektrike. Video eshte bere para 1 ore vendi eshte ne zonën babrru.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit