Patronazhisti pret me ulërima Edi Ramën në Korçë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.05.2023, 19:55

Këtë pasdite kryeministri Edi Rama ndodhet në Korçë në një takim elektoral për prezantimin e kandidatit Sotiraq Filo.

Korça prej disa vitesh tanimë njihet si bastion i majtë dhe patronazhistët përpiqen t'ia vënë vazhdimisht në dukje kryeministrit këtë fakt.

Pasditen e sotme, teksa Rama lëvizte nëpër rrugët e qytetit të Korçës, një fans i zjarrtë patronazhist e ka pritur me ulërima.

Në redaksinë e JOQ ALBANIA ka mbërritur një video që tregon patronazhistin 'e çmendur' të Ramës që ulëret teksa eskortat e makinave parakalojnë në rrugët e qytetit. Ai dëgjohet duke thënë: Edi Rama, Edi Rama.

Mesa duket patronazhisti është tepër i entuziazmuar për ardhjen e Ramës dhe po përpiqet t'i bjerë sa më shumë në sy.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit