Mediat britanike për vrasjen e Nikulajt: Familjet ishin në hasmëri për një shumë monetare mbi 80,000 £

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 01.05.2023, 16:06

Edmond Haxhia, 37 vjeç, Steven Hunt, 49 vjeç dhe Thomas Mithan, 35 vjeç, dolën dje para gjykatës u përballën me masën e paraburgimit, pasi dyshohen në përfshirjen e planit për të vrarë biznesmenin Ardian Nikulaj.

51-vjeçari u ekzekutua më 19 prill nga portugezi Ruben Saraiva, në lokalin, Coral, në Shëngjin të Shqipërisë që ishte në pronësi të të ndjerit. Sipas mediave britanike, vrasja erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje për një shumë monetare mbi 80,000 £ mes dy familjeve.

Hunt, Haxhia dhe Mithan janë arrestuar në Britani nga policia angleze, teksa u paraqitën në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit pas një urdhër-arresti nga Shqipëria për ekstradimin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit