Skena të frikshme për politikanët tanë, presidenti austriak udhëton me tren tërësisht i vetëm

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 01.05.2023, 12:01

Skena të frikshme për sytë e politikave shqiptarë janë shfaqur ditën e djeshme në Merano të Italisë, aty ku presidenti austriak ka vendosur të udhëtojë i vetëm duke përdorur transportin publik.

Alexander Van der Bellen ka marrë gjithë vëmendjen e rrjetit, pasi ka vendosur të udhëtojë tërësisht i vetëm me një valixhe në dorë dhe të përdorë transportin publik në vend që të udhëtonte nën rehatinë makinës së tij luksoze, e cila do të shoqërohej nga një eskortë e gjatë.

Në fakt ai ka zgjedhur një rrugë krejt ndryshe, duke mos marrë as truprojat me vete. Ky veprim është pëlqyer shumë në të gjithë globin, teksa nëse i bëjmë një krahasim me politikanët tanë, që u duket vetja si njerëz me rëndësi të jashtëzakonshme, pamja e Van der Bellen na duket sureale.

Van nder Bellen ndodhet në vendin fqinj, pasi ka planifikuar një takim me homologun e tij italian, Sergio Mattarellan.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit