Në Durrës, infrastruktura rrugore është kthyer në një problem tejet shqetësues për banorët e qytetit bregdetar. Situata e rënduar paraqitet në rrugën "Dervish Hima" në Shkozet të Durrësit, aty ku siç shihet në pamjet e dërguara në redaksi, gropat me baltë janë kthyer në një nga problemet më të mprehta që ndeshin banorët.
Një qytetar shprehet se rruga në fjalë, vazhdon të jetë e dëmtuar prej vitesh, ndonëse Bashkia e Durrësit, me nën krye Emirajana Sakon e ka premtuar çdo vit rregullimin e saj. Sipas qytetarit edhe këtë vit, Bashkia ka dërguar mjetet e firmës për të rregulluar 300 metër rrugë, por më pas i ka tërhequr duke i mashtruar si gjithmonë.
Qytetari:
Pershendetje JOQ jam nje qytetar nga qyteti i Durresit Bashkia e Durresit na i dha fjalen per kete vit qe do na i rregullonte rrugen e lagjes i sollen mjetet dhe sot i hoqen perseri na mashtruan perseri ju lutemi publikojeni rastin se ju jeni zeri jon. Kjo video eshte ber sot me dt 01/05/2023 ne rrugen Dervish Hima ne Shkozet te Durresit para nje jave Bashkia na solli mjetet dhe na premtoi se do na i rregullonte rrugen e lagjes behet fjale per 300m rruge dhe sot i moren perseri mjetet dhe na mashtruan perseri si cdo vit. Jemi viti 2023 dhe shifeni vet rrugen pa kanalizime mbytemi kur bi shi pa asfalt.