Historia e dhimbshme familjare e prokurorit që donte të mbyllte JOQ ALBANIA

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 30.04.2023, 18:53

Ka shumë histori të dhimbshme familjare në Shqipëri, por ajo që i ka ndodhur ish-prokurorit të njohur të Tiranës, Ervin Karanxhës është njëkohësisht shumë e çuditshme. Ervin Karanxha, prokurori i hequr nga Vettingu për shkak se nuk justifikonte dot miliona lekë, ka denoncuar ditët e fundit një rast të padëgjuar më parë.

Një person me emrin Andri Leka, ish i pandehur i Karanxhës, pretendonte se kishte marrëdhënie intime me gruan e ish-prokurorit, dhe se fëmija që ata kishin ishte i tiji.

Lidhur me këtë ai ka bërë një padi në Gjykatën e Tiranës, për të marrë atësinë e fëmijës, pasi ishte i bindur që ishte babai i vajzës së Karanxhës.

“Pretendonte se ishte babai i fëmijës tim. Kontakti më i vështirë ka qenë me vajzën, se thoshte: Si nuk je ti babi im?”është shprehur Karanxha në një deklaratë për mediat.

Ish-prokurori ka deklaruar se kur e ka pyetur gruan për Andri Lekën ajo i ka thënë se nuk e njihte dhe se kjo ishte një ngjarje për të denigruar figurën e Karanxhës. Më tej ai tregon se janë bërë analizat e ADN-së dhe është konfirmuar që vajza ishte e tij dhe se Andri Leka kishte pretendime të kota.

Ervin Karanxha, është prokurori i cili ka firmosur kërkesën për sekuestrimin e instagramit të JOQ ALBANIA pak vite më parë. Ai ka firmosur në emër të Bajram Breçanit, si drejtues i seksionit për çështjen gjyqësore.

Pavarësisht gjithçkaje, edhe pse Karanxha ishte pjesë e armatës, për sulmin ndaj medias së lirë, na vjen keq që ish-prokurori është përballur me një situatë kaq të vështirë familjare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit