Barcelona i tregon botës yllin e ri, Xavi: Ngjan me Messin dhe Fatin, është talent i lindur

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.04.2023, 12:05

Barcelona arriti të dominonte ndeshjen ndaj Real Betis në mbrëmjen e djeshme dhe trajneri Xavi nuk hezitoi të eksperimentojë disi, duke futur në loje edhe një 15-vjeçar. Lamine Yamal, sulmues i majtë, u bë debutuesi më i ri në shekullin e 21-të me fanellën e Barcelonës.

Adoleshenti bëri një paraqitje shumë të mirë, teksa pati një rast të pastër edhe për të shënuar në debutimin e tij me katalanasit. Pas ndeshjes, trajneri Xavi nuk i kurseu elozhet për të. Trajneri u shpreh se Yamal ngjan me Messin dhe Fati, pasi i riu ka talent të lindur. Ish-mesfushori shprehet se Yamal mund të bëjë epokë me katalanasit.

“I thashë të provonte gjërat që donte dhe ai e bëri. Në moshën 15 vjeç, imagjinojeni… Lamine është i veçantë, madje mund të kishte shënuar sonte, por portieri e ndaloi. Ai luajti me besim. Ai nuk ka frikë dhe ka shumë talent. Disa nga pasimet e tij në metrat e fundit ishin vërtet të mira.

Ai është një lojtar i ngjashëm me Messin e Ansu Fatin, sepse ai ka atë talent të lindur që është e vështirë të gjendet. Lamine nuk duket si një 15-vjeçar, ai është shumë i pjekur. Ai është gati për të luajtur dhe po stërvitet mirë. Ai mund të shënojë një epokë në këtë klub si pjesë e këtij ekipi”, u shpreh Xavi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit