Dëmtim i rëndë ndaj Milanit, Marash Kumbulla “pezmaton” trajnerin e Kombëtares

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 30.04.2023, 09:50

Marash Kumbulla ka pësuar një dëmtim të rëndë dhe nuk do të kthehet në fushë për një kohë të gjatë. Ylli i Kombëtares ishte në fushë ditën e djeshme ndaj Milanit, por iu desh të linte lojën për shkak të një dëmtimi në ligamentin e gjurit të majtë, një nga lëndimet më të rënda.

Ditën e sotme mbrojtësi pritet t’i nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme, por e sigurt është se ai humbet grumbullimin e qershorit në Kombëtare për ndeshjet ndaj Moldavisë dhe Ishujve Faroe. Përveç kësaj, në rrezik të madh janë edhe ndeshjet me Çekinë dhe Poloninë në shtator.

Roma do të dalë me një njoftim zyrtar gjatë ditëve të ardhshme, ku do të bëjë me dije edhe kohën e saktë të rikuperimit, por edhe rrugën që do të ndjekë. Dëmtimi i Kumbullës më shumë se për Romën, është një goditje e madhe për Kombëtaren e Shqipërisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit