Gjashtëdhjetë e gjashtë nxënës të shkollës së Miçiganit janë të gjithë të sigurt falë një 13-vjeçari që drejtoi autobusin e shkollës pasi shoferi humbi ndjenjat.
13-vjeçari Dillon Reeves kaloi në timonin e shoferit pasi ai iu tha nxënësve se nuk po ndihej mirë.
Nxënësit po ktheheshin në shtëpi nga shkolla kur shoferi i autobusit papritur humbi ndjenjat. Videoja e incidentit, e publikuar të enjten, tregon drejtuesin e autobusit që dërgon mesazhe në radio se ai nuk ndihet mirë.
Menjëherë pas kësaj, shoferi humbet kontrollin e timonit, dhe nxënësit dëgjohen duke bërtitur ndërsa autobusi fillon të devijojë nga korsia e tij. Por 13-vjeçari Dillon kur pa shoferin në këtë gjendje ndaloi menjëherë autobusin dhe telefonoi linjën e urgjencës.
Pas këtij incidenti dhe shmangien e asaj që mund të kishte qenë një aksident shumë tragjik, 13-vjeçari konsiderohet hero në qytetin e tij.
7th grader Dillon Reeves brought a school bus to a stop after the driver became light-headed and lost consciousness. No one was hurt.
“This was an extraordinary act of courage” https://t.co/pPo1BZ9uv8 pic.twitter.com/2QmxkFmSq1
— philip lewis (@Phil_Lewis_) April 28, 2023