Masakër mjedisore në Shkodër/ Peshqit i vrasin me korrent dhe i hedhin në tokë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 29.04.2023, 19:35

Peshkimi i paligjshëm duke përdorur metoda barbare me korrent, vazhdon i pa shqetësuar nga askush në Shkodër.

Ndonëse këtë problem e kemi trajtuar disa herë, duket se askush nga autoritetet përkatëse nuk ka marrë asnjë masë.

Video më e fundit ka mbërritur pak më parë në redaksinë e Joq Albania ku shikohet një skenë e neveritshme.

Peshkatarët e paligjshëm kanë vrarë peshqit me korrent dhe i kanë lënë në tokë. Videon e kanë filmuar qytetarët në afërsi të Urës së Bunës.

Në vijim mesazhi i qytetarit:

Pershendetje JOQ! Në Shkoder, vriten dhe lihen nga peshkimi i paligjshëm me korent. Tek Ura e Bunes. Faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit