Rrugës “Foto Xhavella” në Astir i kanë plasur ujërat e zeza, banori: Jetojmë si në mesjetë, Bashkia na i sëmuri fëmijët

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 29.04.2023, 14:29

Në foto është një nga lagjet e zonës së Astirit ku siç shihet, në vend të rrugës me standarde ka vetëm gropa me ujë. Një qytetar i kësaj lagjeje në rrugën "Foto Xhavella", shkruan për JOQ se situata është tejet shqetësuese, teksa shton se nuk del nga hyrja e pallatit, për shkak të ujërave të zeza që kanë plas kudo në këtë rrugë të degraduar.

Në këtë gjendje kjo zonë vijon prej vitesh dhe ndonëse jemi në vitin 2023, qytetari shprehet se në të vërtetë me rrugën që kanë u duket sikur jetojnë në mesjetë. Në kohë me shi, gropat e rrugës kthehen në pishina të vogla, ndërsa të kalosh me makinë pa e dëmtuar atë, është një mision i pamundur.

Qytetari:

Pershendetje! Ne 2023 nuk del dot nga hyrja e pallatit me femije se nuk ke ku kalon nga ujrat e zeza qe kane plasur ne rruge, do i semuren femijet. Ne astir te rruga foto xhavella te 2 palmat, akoma jetojme si mesjet.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit