Të zhytur në varfëri, Ernildi me autizëm nga Elbasani kërkon ndihmë për veten dhe nënën e tij të paralizuar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.04.2023, 15:46

Ernild Çekrezi nga Elbasani kërkon ndihmën e të gjithë shqiptarëve. I riu me autizëm, shkruan se bashkë me familjen e tij, jeton në kushte të vështira ekonomike. Në një gjendje të vështirë, pas shtëpi pasi tërmeti e la në qiell të hapur dhe shteti nuk e ka ndihmuar aspak, Ernildi shkruan se në shtëpinë e tij të shkatërruar, përveç shiut që futet brenda, ka vizitorë edhe zvarranikë.

Siç shihet edhe në video, pamjet janë tejet dëshpëruese. Ernildi jeton me nënën e tij, e cila është e paralizuar dhe me ilaçe. Të dy nënë e bir, trajtohen me medikamente për shkak të sëmundjeve që kanë, teksa jetesa e tyre është tejet e vështirë në mes të varfërisë e cila është ulur këmbëkryq në një kasolle. Ernildi thotë se edhe pse i sëmurë, është i vetmi që kujdeset për nënën e tij e cila i duhet të shkojë në spital për të kryer trajtimet që i nevojitën.

Ernidli u bën apel shqiptarëve që të vënë dorën në zemër dhe ta ndihmojnë me aq mundësi sa kanë pasi nëna e tij ka nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale e cila kushton 200 mijë lekë, para të cilat i riu nuk ka ku t’i sigurojë për të shëruar nënën e tij të sëmurë.

Për ata që duan të ndihmojnë Ernildin dhe nënën e tij të kontaktojnë në këtë numër telefoni: 0683328232

Ernild Çekrezi kërkon ndihmë:

Urgjent urgjent atehere une jam ernild çekrezi jam nga elbasani dmth jemi nje familje nga elbasani dhe jemi ne shum shum shum shum gjendje te vështire shtepi nuk kam fare kam nje te vjetër dhe ate ma prishi po tërmeti kur ka rene dhe jemi ne shum gjendje te vështire dhe shum te dobet dmth ca bie jashtë bie dhe brenda brenda hyjnë zvarraniket kto krijesat e cuditshme historia ime fillon e para borxhe neper dyqane kemi shume pa mas nuk po i paguajmë dot sepse skemi shum mundësi ti paguajme nuk kemi te ardhura fare nuk kemi me cfar ti paguajme e dyta ushqime nuk kemi fare kemi 3 muaj pe ushqim pa ngrenë e katërta ilaçe nuk kemi fare sepse une vet jam i semure jam me autik me zhvillim vëmendshëm mendor nuk mund te punoj dot tani.

esht mami im mami im esht e paralizuar me trumpoz ne koke i bie te fiket here pas here ilaçet nuk mund tja marr dot un kujdesem per mamin tim i bej yzmet me te gjitha shërbimet qe i bej per mamin tim asnjeri nuk kujdeset kush përveç meje dhe un nuk dal dot te punoj sepse kujdesem per mamin tim nuk mund ta le dot vetem sepse po ta le vetem ku i dihet se ca mund ti ndodhi nga momenti ne moment mami im esht e paralizuar dhe do rri përgjithmonë e paralizuar dhe nuk do heci me vetem nje shprese e vetme eshte un tani mamin tim e kam ne spital dhe doktori me tha qe duhen vetem 200 mijlek brenda mundësive qe ta fusim mamin tim ne operim dhe qe ti bejm analizat ekografin e te gjitha dhe qe ti marrim te gjitha ilaçet se ka 3 muaj pa i marr ilaçet mami im vetem me ilaçe jeton me ushqime se po te ha ushqim mami im i bie te fiket o njerëz po ju lutem shum shum me gjith shpirt me gjith zemer me gjith shpirt po ju lutem qe me ndihmoni qofte vetem njeher te vetme me 200 mijlek brenda mundësive qe tja shpetoj jeten e mamit tim përgjithmonë sepse mami im ndodhet ne rrezik shum te madh dhe une skam ku ti gjej 200 mijlek sepse rri gjith diten ne spital iki e vij iki e vij qe e shikoj dhe un zihem përditë me doktoret dhe ne thonë qe Gjin 200 mijlek qe ta fusim direkt sallën e operimit tani per momentin ndodhem ne spital do e shikoni dhe vet gjendjen time se si jam si jetoj dhe ku jam por do ju lutesha me shum shpirt qe mos me ofendoni mos me shani un ktu po dal per hall per ndihme jo per qef por mos u tallni me mua sepse edhe nje dite juve do jeni ne kte lloj gjendje qe jam une sot keni per ta pare avash avash une kam vajtur tek disa vende por nuk me ndihmojnë me kthejnë kurrizin me shikojne me inat me tallin me qeshin po ju pergjerohem shum me ndihmoni qof vetem me 200 mijlek brenda mundësive

ju pergjerohem shum me ndihmoni po me ndihmuat do me shpëtonit shume prz e madh me duhen vetem 200 mijlek brenda mundësive sepse mami im esht ne rrezik per jeten dhe nuk dua te le qe te iki mami im nga kjo bote edhe 72 ore ka kohe sepse esht me trumpoz ne koke mezi po përmendet esht me oksigjen ka kohe veten 72 ore po nuk i gjeta ato leket 200 mijlek skam ca te bej me pastaj jeta ime esht e kot pastaj pa mamin tim ju lutem shum ju betohem shum ju pergjerohem shum ne emër te familjes time ju betohem shum me ndihmoni ju lutem bëjeni kete nder vetem per mua vereni dorën me zemer vetem per mua shikojini kembet e djegura te mamit tim qe eshte rrezuar nga shkallet shikojeni pak gjendjen se si jam une se si jetoj une por ju pergjerohem shum me ndihmoni vetem 200 mijlek brenda mundësive me duhen sa te shpetoj mamin tim ju lutem shum ju pergjerohem shum shikojeni pak gjendjen se si jam po te ishit si mua cfar do beshit un jam nje njeri shum shum i varfër si te tjerët ju pergjerohem me ndihmoni me ndihmoni me ndihmoni

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit