Denoncim/ “Nëna “invalide” e administratorit të fshatit subvencionohet si fermere për lopë e dele inekzistente”

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 27.04.2023, 09:37

Një denoncim për nënën e administratorit të zonës Markat të Bashkisë së Konispolit ka mbërritur në redaksinë e JOQ Albania. Sipas denoncuesit, Lulëzime Shehu, nëna e administratorit, Aurenc Shehu, përfiton pa të drejtë, subvencione nga AZHBR për 150 koshere bletë që nuk i ka.

Ndër të tjera, mësohet se familja Shehu, përfiton subvencione edhe për disa krerë lopësh e delesh, ndonëse nuk i posedon. Skandali nuk mbaron me kaq, pasi sipas denoncueses, shteti e favorizon Lulëzime Shehun me NIPT fermeri, ndonëse trajtohet me pension invaliditeti, teksa nusja e saj, pra bashkëshortja e administratorit të zonës, Aurencit, paguhet si kujdestarja e Lulëzimes, vjehrrës që edhe pse invalide, merr subvencione për koshere bletësh e krerë lopësh e delesh.

Rastet e vjedhjes së taksapaguesve shqiptarë me mënyrat nga më të ndryshmet janë bërë zakon në Shqipëri. tashmë, Lulëzimja me ndihmën e Shtetit, po abuzon me 150 koshere bletësh dhe krerë lopësh e delesh inekzistente duke zhvatur lekët e qytetarëve që japin për taksat.

Denoncimi:
“JOQ! desha të denocoj një rast abuzimi flagrant që po ndodh në zonën administrative Markat të bashkisë së Konispolit.
Lulzime Shehu, nëna e administratorit të kësaj zone Aurenc Shehu përfiton suvension nga AZHBR për 150 koshere bletë, të cilat nuk i ka e jo vetëm kaq kjo familje përfiton abuzivisht suvension nga shteti edhe për krekë lopësh e delesh që gjithashtu nuk i posedon (gjë që lehtësisht mund të verifikohet).
Zonja në fjalë e shpallur invalide, edhe pse shëndosh e mirë jeton në fshat dhe përfiton pension invalidi si edhe bashkëshortja e Administratorit nga ana tjetër paguhet si kujdestare e saj ndërkohë jeton në qytetin e Sarandës. Një "invalide" me nipt fermeri?!”
Përsa u përket 100 krerë lopë ,për të cilat gjithashtu suvensionohet dhe pensionin e invalidit për fat të keq nuk kam dicka në dorë për momentin.”
Ca ben pershendetje postojeni pak administratori i bashkis konispol shikoni ca po ben zhvatsi a azhbr nk ka as dele as lop as dhi me gjit te vllain e tij

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit