Ka dhënë dorëheqjen nga posti inspektorja e skuadrës “Shqiponja” në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, Fetie Kasaj. Kjo e fundit e cila mban rekordin në shtangë në sportin e peshëngritjes për femra, ka paraqitur dorëheqjen pranë Drejtorisë së Policisë ku ka shërbyer dhe se kërkesa e saj është miratuar.
Ndërkohë bëhet e ditur se në datën 23 shkurt 2023, në lagjen “Pavarësia” në Vlorë, skuadra “Shqiponja” ku Fetie Kasaj shërbente, është përfshirë në një incident. Disa personazhe të njohura të krimit në Vlorë, nuk i janë bindur urdhrit të “Shqiponjave” duke çarë rrethimin, e tyre dhe më pas janë larguar.
Gjatë largimit, personazhet e njohura të krimit në këtë qytet kanë rrezikuar jetën e policëve dhe pas kësaj ngjarje Fetie Kasaj, ka paraqitur dorëheqjen duke u larguar nga radhët e Policisë së Shtetit. Ish-nën/kampionia e Botës dhe nën/kampione Evropë në shtangë, Fetie Kasaj, shërbente pranë skuadrës “Shqiponja” në Vlorë prej vitesh.