Moti i keq, që ka përfshirë disa qytete të vendit ka sjellë dëme në bujqësi. Konkretisht një fermer shkruan se në Velmish të Fierit për shkak të motit të paqëndrueshëm me reshje shiu dhe erë të fortë i është dëmtuar sera. Fermeri shkruan se cikloni që zgjati rreth 1 minutë, i ka dëmtuar serat diellore duke i grisur plastmasën rrethues.
Serat e dëmtuara kapin një sipërfaqe të konsiderueshme dhe kostoja për këto dëmtime sipas fermerit është minimumi 30 milion prodhim dhe serat që janë rreth 30 milion lekë të tjera, pra mbi 50 milion lekë dëme.
Fermeri:
Mirmbrëma ju nisa këtë vidio të katastrofës që ndodhi sot në velmish të Fierit po patët mundsi ta publikoni mbase e shef ndonjë nga ata lart . Shum Faleminderit. Një ciklon që duroi 1 minut. Kan 10 vjet që paguain bankën dhe akoma skan mbaruar. Minimumi 30 milion prodhim + serat që jan pak a shum 30 milion te tiera.